Piloti turk Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) hyri në histori pas “MOTUL FIM Superbike World Championship” në Algarve. Me një triumf të trefishtë në “Autódromo Internacional do Algarve ai siguroi fitoret numër 59 dhe 60 në karrierë duke kaluar Carl Fogarty në klasifikimin e të gjitha kohërave.

Fitoret ndaj Nicolo Bulega (Aruba.it Racing – Ducati) në të tre garat – (Tissot Superpole Race, Race 1 & Race 2) e shndërruan në të paharrueshme fundjavën portugeze të Superbike. Triumfi në “Tissot Superpole Race” ishte një kopje origjinale e Garës së parë ku dueloi rrotë më rrotë me rivalin Bulega. Edhe në garën e dytë, kampioni turk e mundi Bulega-n në duelin prej 11 xhirosh dhe 6 herë këmbim pozicioni në pistë.

Sa i përket klasifikimit të përgjithshëm, aty vazhdon të kryesojë italiani Bulega, por rivali turk Razgatlioglu e ngushtoi ndjeshëm diferencë. Ndërsa mes fituesve me më shumë gara në histori, Toprak Razgatlioglu, u ngjit i vetëm në vendin e tretë me 60 gara, 1 më shumë se Fogarty dhe 8 më shumë se Bayliss. Objektiv është kapja dhe parakalimi i Bautista-s që ka 63 gara të fituara në disiplinë Raundi i 3 në “WorldSBK Championship” do zhvillohet në fundjavën 11-13 Prill në Assen, Holandë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.