Nga Gazeta Si – “El Turco” vazhdon të shkruajë historinë në WorldSBK edhe pas fitores së trefishtë në Donington, ku ai u ngjit në krye të klasifikimit të përgjithshëm, për të parën herë pas fundit të vitit 2024. Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) është protagonisti kryesor i statistikave, fakteve dhe rekordeve pas “Prosecco DOC UK Round”.
300 – Gara e 2 në “Donington Park” ishte e 300 për Michael van der Mark’s (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team)=.
118 – Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) u ngjit për të 118 herë në podium në WorldSBK, pas vendit të 3 në Garën 2. Ai tani është vetëm 1 podium larg Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha).
69-241-243 – Fitorja e Razgatlioglu në Garën 2 ishte e 69 në WorldSBK, në startin numër 243. Atij kiu deshën dy gara më pak se Rea për fitoren e 69.

100-90 – BMW realizoi podiumin e 100 në “Superpole Race”, ndërsa fitorja e Razgatlioglu në Garën e parë ishte podiumi i 90 për BMW në Garë.
58 – Razgatlioglu vendosi të 58 xhiro të shpejtë duke barazuar japonezin Noriyuki Haga në vendin e dytë të të gjitha kohërave. Vetëm Rea me 104 ka më shumë.
50-2-1 – “Tissot Superpole Race” ishte starti i 50 për Sam Loëes (ELF Marc VDS Racing Team) në WorldSBK, i cili u ngjit për të dytën herë në podium në Garën e shtëpisë.
42 – Bulega është ngjitur 42 herë në podium në 57 gara në WorldSBK. 22 prej tyre kanë qënë vende të dyta pas Razgatlioglu.
30-44 – Razgatlioglu arriti fitoren e 30 me BMW, në 44 gara që konstruktori gjerman ka zhvilluar në WorldSBK.

21 – Razgatlioglu realizoi “pole position” numër 21 në karrierë duke barazuar 4 herë Kampionin Carl Fogarty, në vendin e 5 në klasifikimin e të gjitha kohërave.
12 – Razgatlioglu arriti fitoren e 10, 11 dhe 12 në Donington, duke u bërë rekordmen në cirkuitin britanik (me 9 fitore kryesonte Tom Sykes). Ai është piloti i dytë pas Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha), që ka 10 apo më shumë fitore në dy pista të ndryshme.
4 – Vendi i 4 në Superpole ishte pozicionimi më i mirë për Rea-n në Superpole, që prej Garës në Estoril 2024, kur ai u rendit në vendin e 3. Rezultatet e tij më të mira Superpole me kohë të lagësht për Yamaha-n (P1 në Assen, P3 në Estoril, u arritën në pistë të lagur).
4 – Pikët mes Razgatlioglu dhe Bulega-s në garën për titull përfaqsojnë diferencën më të ngushtë në formulën me 3 gara. Më e ngushta ishte 0, kur ‘El Turco’ rivalizonte me Rea-n në vitin 2021 pas vizitës në Navarra.
3-3 – Razgatlioglu u bë piloti i parë që arrin 3 fitore në një cirkuit, duke përsëritur sukseset e viteve 2022 dhe 2024 në Donington.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



