Futboll

Woltemade vs. Kane

Nga Gazeta Si – Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet dueli mes Mbretit të Kështjellës së golave dhe pretendentit të ri për ta zbritur nga froni.

Harry Kane tek Bayern dhe Nick Woltemade te Stuttgart do të përballen në “Franz Beckenbauer Supercup”.

Respektivisht 32 dhe 23 vjeç, Kane dhe Woltemade janë në faza ta ndryshme të karrierës impresionuese por prezenca dhe performanca në “MHP Arena” do të jetë njësoj e rëndësishme për skuadrat përkatëse.

Mgjs golat e shënuar dhe karrierat në linja të ndryshme, trofeun e parë e fituan të dy sezonin e kaluar dhe tani janë debutues në edicionin inagurues të “Franz Beckenbauer Supercup” në Stuttgart.

Kane fitoi Bundesliga-n me Bayern për të cilin shënoi 26 gol duke u shpallur shënuesi më i Mirë në sezonin e dytë rradhazi.

Në të njëjtën kohë fitoi edhe çmimin si Lojtari i sezonit. Woltemade një ditë mund të jetë Shënuesi më i Mirë në Bundesliga por në sezonin e parë te Stuttgart ai shënoi 12 gola dhe ndihmoi klubin të fitonte Kupën e Gjermanisë.

Ashtu si Kane edhe Woltemade thotë se ai është i vlefshëm kur ndihet komod në fushë, krahasuar me ndeshjet kur luan mirë.

Vërtetë që 17 golat e Woltemade nuk krahasohen me 41 të Kane (përfshi FIFA Club World Cup), por anglezi zhvilloi të paktën 20 ndeshje më shumë se kolegu i tij i ri në sezonin 2024/25.

Në prag të përballjes së nesërme të dy lojtarët janë të karikuar pas një sezoni të suksesshëm.

Të shënojnë dhe fitojnë medaljen e “Franz Beckenbauer Supercup” është ajo për të cilën Kane dhe Woltemade do të djersijnë mbrëmjen e 16 Gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë