Toto Wolff beson se “magjia” e Lewis Hamilton është “ende aty” pavarësisht vështirësive që 7 herë Kampioni i Botës ka hasur gjatë garave të para te Ferrari. Ish drejtuesi i tij te Mercedes është i bindur se Hamilton do të jetë sërish dominues kur të bëhet njësh me makinën. Mgjs ka pasur disa kulme nga britaniku si ai sukses dominues nga “pole position” në Sprint-in e “Chinese Grand Prix”, ai ka shfaqur hapur pakënaqësitë për adoptimin te SF-25.

Gjatë “Miami Grand Prix”, Wolff pranoi se nuk ka asnjë dyshim për cilësitë e ish pilotit me të cilin dominoi prej vitesh rradhazi. Por si cdo pilot në skuadrën e re edhe Hamilton duhet të kryejë trajektoren e nevojshme përkrah Charles Leclerc që ka më shumë vite te Ferrari se sa britaniku. Pas largmit të Hamilton nga “Silver Arrows” binomi i formuar nga George Russell (në sezonin e 4 në skuadër) dhe debutuesi Kimi Antonelli kanë patur një start solid duke ngjitur Mercedes në vendin e 2 në klasifikimin e konstruktorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.