Ngjarje

Wizz Air paralajmëron vonesa në fluturime dhe njofton pasagjerët: Nuk funksionon shërbimi online

Nga Gazeta Si - Wizz Air, operatori më i madh ajror në vend, me rreth 60% të tregut sipas numrit të fluturimeve ka paralajmëruar për vonesa.

Në një njoftim zyrtar kompania thotë se “Si të gjitha linjat ajrore sot, edhe Wizz Air po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së të palëve të treta.

Klientët e Wizz Air mund të përballen me mosfunksionim të të gjithë rrjetit si me faqen e internetit, ashtu edhe me shërbimet e aplikacionit celular që janë përkohësisht të padisponueshme.

Shërbimet e mëposhtme online aktualisht nuk janë të disponueshme:

-Faqja e internetit së Wizz Air dhe aplikacioni celular;

-Sistemi i rezervimit;

-Sistemi i regjistrimit online dhe shfaqja e kartës së imbarkimit;

-Qendrat e Kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese;

Gjatë kësaj ndërprerje, check-in falas në aeroport është i disponueshëm. Prandaj, Wizz Air këshillon pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes për të pasur kohë të mjaftueshme për check in, kontrollin e sigurisë dhe procedurat specifike të shëndetit dhe sigurisë në aeroport.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë