Zv/presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, udhëheq mbi ish-presidentin Donald Trump në tre shtete kyçe të SHBA-së. Ky është konkluzioni i sondazhit më të ri të publikuar nga New York Times dhe Siena College.
Sipas sondazhit , i cili u krye me 1,973 votues të regjistruar nga 5 deri më 9 gusht, Harris kryeson ndaj Trump me katër pikë përqindje në Ëisconsin, Pensilvani dhe Michigan.
Konkretisht, në të tre shtetet, Kamala Harris ka 50% të votuesve, e ndjekur nga Donald Trump me 46%. Megjithatë, kur u pyeten se kujt do t’i besonin për të bërë një punë më të mirë në ekonomi, Trump kryeson ndaj Harris me 52% në Wisconsin dhe Pensilvani dhe 51% në Michigan.
Sondazhi tregon gjithashtu se votuesit preferojnë që Trump të merret me imigracionin , një tjetër çështje qendrore në garën presidenciale, ndërsa Harris kryeson në demokracinë dhe të drejtat e abortit.
Marzhi i gabimit ishte plus ose minus 2,5 pikë përqindje për të gjithë votuesit e regjistruar dhe plus ose minus 2,6 pikë përqindje për elektoratin.
Sondazhi i fundit i shton një vrull të ri fushatës presidenciale demokrate, ndërsa Harris dhe kandidati i saj për zv/President, Tim Walsh, përfundojnë ndalesat e tyre në shtetet e lëkundura që mund të bëjnë ndryshimin në zgjedhjet e nëntorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.