Ashtu si Houdini zhduket nga një xhaketë e lidhur me zinxhirë edhe William Byron i besoi instiktit mes tymit të xhiros së fundit në “Daytona International Speedway” për triumfin e dytë rradhazi në garën “Daytona 500. Byron shfrytëzoi avantazhin pas kontaktit mes Cole Custer dhe Denny Hamlin (tre herë fitues i garës) për mundësinë e artë që iu paraqit. Ai kaloi finishin 0.113 sekonda përpara Tyler Reddick në shtesë duke u bërë i pari pas rivalit Hamlin në vitet 2019-2020 që fiton “Great American Race” rradhazi. Tre fitoret e Byron një vit më parë në “NASCAR Cup Series” u realizuan në 11 garat e para. Pas triumfit të dytë në Daytona ai planifikon të mos ndalet më.

Pronari i “Legacy Motor Club” dhe piloti me kohë të pjesshme, Jimmie Johnson plotësoi podiumin me rezultatin më të mirë prej vitit 2020 në Dover. Pasi vendosi pole position, Chase Briscoe u rendit i katërti përpara John Hunter Nemechek që e vendosi “Legacy” me dy pilotë në 5 vendet e para. Bowman, Blaney, Cindric, Allgaier (debutimi i JR Motorsports) dhe Buescher kompletuan 10 vendet e para. Pas flamurit të kuq që zgjati 3 orë 9 minuta e 59 sekonda, pilotët u kthyen në pistë për 12 xhiro me “safety” përpara ndërprerjes së dytë prej 20 minutash e 29 sekondash për shkak të shiut. Gara e rradhës do të zhvillohet në “Atlanta Motor Speedway” të dielën e ardhshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



