Bota

WikiLeaks, Britania vendos mbi ekstradimin e Julian Assange

Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange do të zbulojë të hënën nëse ai mund të ekstradohet nga Britania e Madhe drejt ShBA-së  për t’u përballur me akuzat e spiunazhit mbi publikimin e  dokumenteve sekrete ushtarake amerikane.

Gjykatësja Vanessa Baraitser pritet të paraqesë të hënën vendimin e saj,  në gjykatën Old Bailey të Londrës. Nëse ajo e plotëson kërkesën, atëherë sekretari i brendshëm i Britanisë, Priti Patel, do të merrte vendimin përfundimtar.

Cilado palë që humbet pritet të apelojë, gjë që  mund të çojë në vite më shumë betejash  ligjore.

Sidoqoftë, ekziston një mundësi që forca të jashtme mund të hyjnë në lojë e që mund t’i  fund menjëherë sagës  që zgjat prej një dekade.

Stella Moris, partnerja e  Assange dhe nëna e dy djemve të tij, i ka bërë thirrje Presidentit të ShBA-së  Donald Trump përmes Twitter për t’i dhënë falje Assange-it  para se të largohet nga detyra, më 20 janar.

Edhe  nëse Trump nuk e bën këtë, ka spekulime se pasardhësi i tij, Joe Biden, mund të marrë një qasje më të butë ndaj procesit të ekstradimit të Assange.

Prokurorët amerikanë akuzuan 49-vjeçarin Assange me  17 akuza spiunazhi dhe një akuzë për keqpërdorim kompjuterik, me një dënim maksimal prej 175 vitesh burg.

Avokatët që veprojnë në emër të qeverisë amerikane thanë në argumentet e tyre përfundimtare-  pas seancës katër-javore në vjeshtë-,  se ekipi i mbrojtjes së  Assange kishte ngritur çështje që nuk ishin as të rëndësishme dhe as të pranueshme.

“Në mënyrë të vazhdueshme, mbrojtja i kërkon kësaj gjykate të bëjë konkluzione, ose të veprojë sipas parashtrimit, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fajtorë për tortura, krime lufte, vrasje, shkelje të ligjit diplomatik dhe ndërkombëtar dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “një shtet i paligjshëm””, thanë ata. “Këto parashtresa jo vetëm që nuk janë të drejta në këto procedime, por nuk duhet të ishin bërë kurrë”.

Ekipi i mbrojtjes së Assange argumentoi se ai ka të drejtë në mbrojtjen e Amendamentit të Parë për botimin e dokumenteve të zbuluara që ekspozuan keqbërjet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan dhe se,  kërkesa për ekstradim në ShBA ishte e motivuar politikisht.

Në argumentet përmbyllëse  me shkrim, ekipi ligjor i Assange akuzoi ShBA për një ndjekje penale “të jashtëzakonshme, të paparë dhe të politizuar” që përbën “një mohim flagrant të së drejtës së tij për lirinë e shprehjes dhe përbën një kërcënim themelor për lirinë e shtypit në të gjithë botën. ”

Avokatët e mbrojtjes gjithashtu thanë se Assange vuante nga çështje të gjera të shëndetit mendor, duke përfshirë tendencat vetëvrasëse, të cilat mund të përkeqësohen nëse ai vendoset në kushte jomikpritëse burgu në ShBA.

Ata thanë se shëndeti i tij mendor u përkeqësua ndërsa ai mori azil brenda Ambasadës Ekuadoriane në Londër për vite me radhë dhe se ai u diagnostikua me një çrregullim të spektrit të autizmit. Assange shkeli  lirinë me kusht në 2012 kur kërkoi azil në ambasadë e ku qëndroi për shtatë vjet, para se të dëbohej dhe arrestohej. Ai është mbajtur në burgun Belmarsh në Londër që nga prilli i vitit 2019.

Ekipi i tij ligjor argumentoi se Assange, nëse ekstradohet, ka të ngjarë të përballet me izolim që do ta vinte atë në një rrezik të shtuar të vetëvrasjes. Ata thanë nëse ai do të dënohej më pas, ndoshta do të dërgohej në burgun famëkeq ADX Supermax në Colorado, ku vuajnë dënimin personazhe si terroristi Ted Kaczynski i njohur edhe si Unabomber dhe zoti i drogës, meksikani Joaquin “El Chapo”  Guzman.

Avokatët e qeverisë amerikane argumentuan se gjendja mendore e Assange “nuk është aq e rëndë sa të përjashtojë ekstradimin”.

Assange ka tërhequr mbështetjen e figurave të profilit të lartë, përfshirë artistin disident kinez Ai Weiwei dhe aktoren Pamela Anderson.

Daniel Ellsberg, aktivisti i famshëm amerikan, gjithashtu doli në mbështetje, i cili tha se  seanca dëgjimore kishte “mendime shumë të krahasueshme politike”.

89-vjeçari, i vlerësuar gjerësisht për ndihmën në dhënien  fund Luftës së Vietnamit përmes rrjedhjes së tij të Gazetave të Pentagonit më 1971, tha se publiku amerikan “duhej urgjentisht të dinte se çfarë po bëhej në mënyrë rutinore në emrin e tyre  dhe nuk ishte mënyrë tjetër që ata ta mësonin, përveç zbulimit të paautorizuar”.

Ka jehonë të qartë midis Assange dhe Ellsberg, i cili  zbuluan mbi 7,000 faqe dokumentesh të klasifikuara në shtyp, përfshirë The New York Times dhe The Washington Post. Ellsberg më pas u gjykua për 12 akuza në lidhje me shkeljet e Aktit të Spiunazhit, të cilat dënoheshin me deri në 115 vjet burg. Akuzat u hodhën poshtë më 1973 për shkak të sjelljes së keqe të qeverisë kundër tij.Assange dhe ekipi i tij ligjor do të shpresojnë që zhvillimet në ShBA t’i japin fund kalvarit të tij, nëse gjyqtari miraton kërkesën e ekstradimit./ Associated Press. Përktheu: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë