Këngët e Whitney Houston së shpejti do të rikthehen në skenë. Biletat për hologramin e parë ndërkombëtar tashmë po shiten në mbarë botën. Koncerti i parë me këngët e këngëtares unike do të zhvillohet në Sheffield me 25 shkurt. Houston kishte një zë fantastik, unik dhe turneu do të paraqesë të gjitha këngët e saj ndër vite.
Hologrami i kësaj këngëtareje pason koncerte të njëjta që janë bërë për këngëtarët po aq të famshëm sa ajo si Buddy Holly, Roy Orbison, legjendën e hip-hopit Tupac Shakur e të tjerë.
Koha na ka treguar se muzika është një industri ku emrat e mëdhenj vdesin shumë të rinj, kështu që është mirë kur i rikthejmë ata në skenë për të mos i harruar kurrë. Sipas Fatimas Robinson, një koreografe që ka punuar me Houston prej kohësh dhe që tashmë do të drejtojë koncertin, hologrami është e ardhmja për të mos harruar këngëtarët e mëdhenj.
“Kjo është një mënyrë e mirë për të bërë homazhe ndaj trashëgimisë së Whitney Houston dhe për të shijuar muzikën e saj. Ju mund të vallëzoni, të qani dhe të adhuroni përsëri këngët që keni dëgjuar për vite me radhë,” shprehet ajo.
Kjo shfaqje padyshim është një veprim i guximshëm. Houston shiti 200 milionë albume gjatë karrierës së saj muzikore dhe zëri i saj ishte aq i veçantë sa edhe himni kombëtar i SHBA-së u bë hit kur e këndoi ajo. Por edhe pse me një super talent edhe karrierë, jeta e saj nuk ishte aq e thjeshtë. Për të flitej se ishte përdhunuar që në fëmijëri, kishte përjetuar dhunë në familje, kishte një marrëdhënie të fshehtë homoseksuale dhe prej kohësh vuante nga varësia ndaj drogës, gjë që shkaktoi edhe vdekjen e saj.
Ajo ishte një këngëtare, aktore, producente filmi dhe modele. Në 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (përsa u përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Karriera e saj nisi që në moshën 11-vjeçare, kur këndonte në korin e Kishës në New Jersey dhe ishte artistja e parë femër që ka pasur dy vendet e para në Billboard 200 Album Awards. Albumi i saj i parë, që kishte si titull emrin e saj, ishte një ndër më të shiturit.
Robinson tha se koncertet hologramë duhet të paraqiten gjithmonë në kohë, në mënyrë që këngët të mos harrohen.
“Ky koncert do të bëhet edhe për të treguar se ajo nuk kishte asnjë farësi. Këto shfaqje janë një përpjekje për të ringjallur reputacionin e saj dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë karriera e saj u dëmtuar vetëm nga polemika të tilla. Unë e njihja atë, kam punuar më të dhe e di që ajo do ta adhuronte idenë e koncertit,” shprehet Robinson.
Këtij hologrami do t’i bashkohen 12 interpretues dhe të gjithë do të këndojnë duke u fshehur pas imazhit të Houston.
Hologramet ndoshta nuk janë e ardhmja e muzikës, por ato thjesht mund të jenë një mënyrë për të na futur në nostalgji duke bërë që të ndjejmë edhe një herë artistët që i humbëm shumë shpejt.
“Unë e di që njerëzit do ta shijojnë vërtet këtë shfaqje siç kanë shijuar të gjitha të tjerat. Në fund të fundit, gjyqtari më i mirë i këtyre evenimenteve do të jetë gjithnjë publiku,” tha Paul Craig, menaxher i grupit të muzikës rock “Biffy Clyro”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.