Teknologji dhe Inovacion

WhatsApp sjell ndryshime në audiot që dërgohen, do jenë më të sigurta

WhatsApp është një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë dhe ky popullaritet është gjithashtu arsyeja pse, shumë shpesh, përdoruesit përjetojnë situata të pakëndshme si vjedhja e të dhënave.

Meta, kompania mëmë e Whatsapp, ka punuar gjatë viteve për të siguruar privatësi gjithnjë e më të madhe për përdoruesit. Meta tani po teston një përditësim për të siguruar që dërgimi i fotove dhe videove të mos jetë një rrezik.

Një tjetër risi ka të bëjë me audion. Audiot janë shumë të lehta për t’u përdorur dhe mundësojnë komunikim më të menjëhershëm dhe më të thjeshtë sesa mesazhet e shkruara. Megjithatë, shumë përdorues janë ankuar se ndihen të pasigurt për dërgimin e disa audiove, sepse ekziston mundësia që një mesazh zanor të përdoret për kërcënime.

Nëse me mesazhet e shkruara, në një farë kuptimi, kanë një mbrojtje që e jep fakti që mund t’i shkruante kushdo, zëri ynë mbetet në audio, që është një bazë e ndjeshme.

Për të zgjidhur këtë problem, Meta ka vendosur të bëjë audio të dërgueshme si foto apo video që hapen vetëm një herë. Audioja, pas dëgjimit të parë, do të fshihet automatikisht nga chat-i dhe për pasojë nuk do të jetë e mundur që marrësi t’ia dërgojë atë dikujt tjetër.

Një detaj që zbulohet për herë të parë është se për sa i përket audios, do të ketë mundësi për të filluar transkriptimin automatik të audios pa pasur nevojë ta dëgjoni atë. Përditësimet do të vijnë së shpejti pasi të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë