Teknologji dhe Inovacion

WhatsApp së shpejti mund t’ju lejojë të modifikoni mesazhet pasi t’i dërgoni ato

Redaktimi i një mesazhi WhatsApp pasi të dërgohet është i pamundur për momentin, por WhatsApp po punon për një zgjidhje për këtë me një veçori të re redaktimi. Funksioni do t’ju lejojë të modifikoni mesazhet pasi ato të dërgohen, duke ju lejuar të korrigjoni çdo gjë nga mesazhi.

Një raport i ri nga WABetaInfo tregon që veçoria e redaktimit të mesazheve mund të vijë së shpejti.

Sipas raporteve të shumta, WhatsApp filloi të punojë për këtë funksion të ri pesë vjet më parë, por plani u anulua më vonë. Tani po punon përsëri në butonin e redaktimit të mesazhit.

Ju do mund të shtypni mesazhin që doni të korrigjoni, më pas të klikoni në menunë me tre pika dhe aty do të ketë një opsion të ri për të korrigjuar mesazhin.

A do të jeni në gjendje të dalloni nëse mesazhet janë redaktuar?

Sipas WAbetainfo, me shumë mundësi marrësi nuk do jetë në gjendje të kuptojë nëse mesazhi është redaktuar.

Ende nuk dihet nëse do të ketë një afat kohor për modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë