Miliona njerëz nuk do të munden më të dërgojnë mesazhe, të bëjnë thirrje apo asnjë veprim tjetër në WhatsApp duke filluar nga data 1 nëntor.
Rreth 43 modele, si Android, ashtu edhe iOS, nuk do ta ofrojnë më shërbimin.
Këta telefona janë:
Samsung Galaxy S3 Mini, Trend II, Trend Lite, Core, Ace 2
Sony Xperia
LG Optimus F7, F5, L3 II Dual, F7 II, F5 II
Huawei Ascend Mate dhe Ascend D2
Apple iPhone SE, 6S dhe 6S Plus
Zëdhënësit e WhatsApp pretendojnë se nëse aplikacioni hiqet nga celularët e prodhimit të vjetër, ai do të jetë më i sigurt në përdorim.
Shërbimi i mesazheve ka humbur shumë përdorues gjatë vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë mbi kushtet e reja të shërbimit.
Kujtojmë se WhatsApp është gjobitur me 267 milion dollarë pasi shkeli ligjet e privatësisë së Bashkimit Europian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




