WhatsApp ka nisur testimin e një risie në grupet e bisedave ku përdoruesit mund të shohin sa anëtarë janë online.
Një ndryshim që vështirë të mirëpritet nga personat që nuk duan të bëhen pjesë të bisedave nëpër grupe.
Sipas WABetaInfo, ‘regjistri’ shfaqet në krye të bisedës për të treguar sa anëtarë e kanë të hapur WhatsApp në pajisjen e tyre. Kjo zëvendëson ikonën që tregonte përdoruesit që po shkruanin ose regjistronin një mesazh zanor.
Për momentin gjendet vetëm në versionin beta të platformës dhe pritet që të aplikohet te të gjithë përdoruesit në javët në vijim.
Megjithatë, ka një rrugë për ta shmangur. Në ‘regjistër’ përjashtohen përdoruesit që e kanë çaktivizuar opsionin që lejon të shihet nëse është online ose jo.
WhatsApp ka bërë disa ndryshime në javët e fundit, por dy prej tyre i kanë acaruar shumë përdoruesit. Fjala “typing…” në krye të bisedës është zëvendësuar nga një trepikësh, i ngjashëm me atë në iMessage. Kjo u aplikua edhe te mesazhet zanore në të cilat fjala u zëvendësua me një ikonë mikrofoni në fund të bisedës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.