Teknologji dhe Inovacion

Rikthehet Whatsapp, aplikacioni ra në të gjithë botën për disa orë

Gazeta Si – Aplikacioni Whatsapp u rikthye pasi doli jashtë shërbimit mëngjesin e këaj të marte në të gjithë botën.

Nuk dihet ende shkaku që nxorri jashtë shërbimi aplikacionin.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet në internet në të gjithë globin, ka treguar një rritje numrit e përdoruesve që raportojnë ndërprerjen e WhatsApp. WhatsApp ka hasur probleme edhe në vendin tonë.

Data e fillimit të mosfunksionimit, në fakt që pasditen e të hënës në 24 tetor, përkon me atë që WhatsApp kishte treguar për t’i thënë zyrtarisht lamtumirë disa pajisjeve të vjetra, të cilat nuk janë më në gjendje të mbështesin aplikacionin.

Në veçanti, për sa i përket iPhone, telefonat e përditësuar në iOS 10 dhe iOS 11 (për shembull modelet iPhone 5 ose iPhone 5c) nuk do të mund të përfitojnë më nga WhatsApp, ndërsa për Android, kërkohet të paktën versioni 4.1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë