Wayne Rooney ka shpërthyer kundër drejtuesve të futbollit anglez, pasi kanë hezituar në ndërprerjen e kampionatit, ndërkohë që vendet e tjera e kishin ndërprerë me kohë. Ish-sulmuesi i Manchester United, aktualisht te Derby County në Championship, deklaroi për “The Times”: “Pas takimit urgjent më në fund u mor vendimi i duhur. Deri në atë moment, u duk sikur futbollistët në Angli po trajtoheshin si kavje. Pjesa tjetër e sporteve, tenisi, Formula 1, regbi, golfi, futbolli në vende të tjera, po mbylleshin dhe ne na thoshin të vazhdonim. Njerëzit ishin në ankth. Fatmirësisht, futbolli mori vendimin e duhur në fund. Disa njerëz nuk do jenë të lumtur, por në këtë rast futbolli duhet të vijë i dyti pas jetës. Është vetëm një sport.’’
Pas Italisë, Spanjës, Francës, Anglia ishte e fundit që pezulloi futbollin. Edhe pse ka një afat për fillimin e saj është akoma e paqartë nëse do të rinisë në fillim të muajit të ardhshëm, pasi drejtori është shprehur se do të shqyrtohet situata hap pas hapi dhe në përfundimin e këtij afati do të merret një tjetër vendim mbi mbarëvajtjen e kampionatit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.