Administrata e Donald Trump pritet ta lidhë përdorimin e ilaçit Tylenol (i njohur si paracetamol) nga gratë shtatzëna me një rrezik për autizëm, në kundërshtim me udhëzimet mjekësore, raportoi Ëashington Post.
Udhëzimet mjekësore thonë se është e sigurt që gratë shtatzëna të marrin Tylenol, ilaçin pa recetë kundër dhimbjeve, përbërësi aktiv i të cilit njihet si acetaminofen në SHBA dhe paracetamol në vende të tjera të botës.
Trump e paralajmëroi njoftimin gjatë përkujtimit për aktivistin konservator Charlie Kirk të dielën, duke i thënë turmës: “Mendoj se gjetëm një përgjigje për autizmin”.
Të shtunën, presidenti tha se njoftimi i planifikuar do të ishte “një nga gjërat më të rëndësishme që do të bëjmë”.
Më herët në shtator, Ëall Street Journal raportoi se sekretari i shëndetësisë i Trump, Robert F Kennedy Jr, planifikonte të njoftonte se përdorimi i Tylenol nga gratë shtatzëna ishte potencialisht i lidhur me çrregullimin e spektrit të autizmit, i cili përkufizohet si një gjendje neurozhvillimore e shënuar nga vështirësi sociale, si dhe komunikimi dhe sjellje që janë përsëritëse.
Kennedy ka pohuar se SHBA-të janë në prag të një “epidemie autizmi” të nxitur nga “toksinat mjedisore”.
Dekada të tëra kërkimesh nuk kanë dhënë përgjigje të sakta mbi atë që kontribuon në autizëm, por shumë shkencëtarë besojnë se gjenetika, potencialisht në kombinim me ndikimet mjedisore, luan një rol.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



