Kosova

VV: Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente, shkojmë në zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, është shprehur se gjasat për pazare politike lidhur me zgjedhjen e Presidentit nuk ekzistojnë pasi sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë asnjë kandidat tjetër për këtë post, përveç Vjosa Osmanin.

“Pavarësisht se afati po shkurtohet çdo javë, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi bërë kurrë pazare politike dhe nuk do të pranojmë të bëjmë pazare politike as për çështjen e presidentit. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por, tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun”, ka shtuar Hyseni-Kryeziu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë