Ka ndodhur

Vullnetarët e emergjencave civile do të paguhen

Vullnetarët që do të ndihmojnë Forcat e Armatosura gjatë përballimit të fatkeqësive natyrore, si zjarre, përmbytje, apo më keq ende tërmete do të paguhen.

Ky është vendimi i marrë këtë të mërkurë nga Qeveria, që veç pagesës do t’u ofrojë atyre edhe akomodim e ushqim.

“Në këtë vendim në u japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Emergjencat Civile kanë kaluar në varësi të kësaj ministrie. Ministri Peleshi tha se ky vendim synon që të nxisë vullnetarizmin në rastet e emergjencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë