Nga Gazeta ‘Si’- “Ndërhyrja e paturpshme e burokratëve evropianë në punët e brendshme të një shteti sovran si Serbia është e papranueshme”.
Me këto fjalë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova reagoi lidhur me deklaratën e komisioneres për zgjerim të BE, Marta Kos, se Aleksandër Vulin nuk duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme të Serbisë për shkak të lidhjeve me Moskën.
Ajo theksoi se zyrtarët e Brukselit nuk kanë të drejta ligjore, e aq më pak morale, për t’i imponuar ndonjë vendi se çfarë politike duhet të ndjekë.
Zakharova komentoi gjithashtu bashkëpunimin mes Serbisë dhe BE në fushën e industrisë së mbrojtjes si dhe faktin që Serbia dhe Hungaria nënshkruan një marrëveshje ushtarake.
Zyrtarja e Kremlinit tha se e konsideron absurde afrimin me një anijeje qe po mbytet, siç e cilësoi.
“BE-ja po fundoset. Ekonomia, politika, industria, prodhimi, financat – gjithçka po dështon, gjithçka po fundoset, kjo është e qartë. Përse të bashkohesh me atë anije që po fundoset dhe të shkosh në fund me të? Kjo është plotësisht e paqartë,” ishin fjalët e Zakharovës. Po ashtu, ajo vuri në dyshim industrinë e mbrojtjes dhe potencialin e përgjithshëm ushtarak të bllokut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.