Kosova

Vuçiq do të takohet me Lajçakun, do bisedojnë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka udhëtuar në Bruksel ku mbrëmjen e të dielës do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Mediat serbe thonë se me presidentin serb në Bruksel do të bisedohet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.

Të hënën, presidenti i Serbisë do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe pas kësaj, Vuçiq është planifikuar të takohet me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Një takim tjetër i presidentit serb është planifikuar me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian dhe Shefin e Diplomacisë së BE, Josep Borrell, i cili do të organizojë një drekë pune me rastin e vizitës së Presidentit Vuçiq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë