Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se të mërkurën do të udhëtojë për në Londër, ku do të mbahet takimi i komunitetit politik evropian dhe shtoi se atje do të ketë bisedime dypalëshe me presidentët dhe kryeministrat e vendeve më të rëndësishme evropiane, përfshirë presidentin e Francës dhe kryeministrin holandez.
Vuçiç theksoi se java në vazhdim është jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Të mërkurën do udhëtoj për në Londër, tashmë kam planifikuar takime dypalëshe me presidentët dhe kryeministrat e vendeve më të rëndësishme evropiane. Për herë të parë do të kem një takim dypalësh me kryeministrin e ri holandez, do të takohem edhe me presidentin francez. Pres takime më të rëndësishme këtë javë, por nuk mund t’ju konfirmoj ende, sepse gjithçka nuk është finalizuar. Siç e kam thënë disa herë, do të përpiqemi dhe do të luftojmë që gjërat t’i vendosim në vend deri në fund të verës, deri në fillim të vjeshtës, që do të thotë zhvillim i përshpejtuar, përparim i mëtejshëm i Serbisë – tha Vuçiç.
Pas samiteve të fundit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, si dhe atij të grupit të vendeve më të industrializuara, G-7, në Londër, më 18 korrik, do të zhvillohet samiti i radhës i udhëheqësve të vendeve të përfshira në Bashkësinë Politike Evropiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




