Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me ambasadorin e Rusisë, Bocan-Harçenko, ku ka diskutuar në lidhje me situatën me Kosovën.
Sipas Vuçiç në këtë takim ai e ka njoftuar ambasadorin se “Prishtina po ushtron ndaj serbëve në Republikën e Kosovës dhe se Serbia ndodhet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë.”
“Pikërisht kjo është arsyeja pse Republika e Serbisë do të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që të informojë mbarë opinionin botëror për përpjekjet për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar në rrjetin social Instagram Vuçiç.
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje pritet që presidenti Vuçiç të takohet edhe me ambasadorin kinez Chen Bo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




