Kosova

Vuçiç: Republika e Kosovës nuk ekziston. ‘Kosova dhe Metohia’ janë pjesë e Serbisë

Nga Gazeta ‘Si’- “Nuk ekziston ‘Republika e Kosovës’, as sipas të drejtës ndërkombëtare publike, as sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe as sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Kosova dhe Metohia janë pjesë e Republikës së Serbisë”.

Kështu deklaroi presidenti serb Aleksander Vuçiç në Tivat pas Samitit të Procesit Bërdo-Brioni.  

“Imagjinoni që po ju flas për “Republikën e Gucisë” apo “Republikën e Plavës” apo për ndonjë gjë tjetër. Këtë nuk do t’jua them sepse nuk ekziston. Kosova dhe Metohia është pjesë e territorit të Republikës të Serbisë”, tha presidenti serb i pyetur nëse është e mundur të pritet ndryshim i qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe pranimin e institucioneve dhe ligjeve të Kosovës për popullatën serbe.

"Kemi vërtetuar se ju mbështesni ndarjen e territorit të Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin tonë. Kjo është gjëja e parë që kemi vendosur. Nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Serbisë," iu drejtua Vuçiç gazetarit i cili bëri pyetjen.

Vuçiç, tha sot se Serbia është një vend neutral dhe liridashës dhe se municionet e prodhuara në Serbi janë ndoshta kudo në botë ku bëhen luftëra, por se Serbia gjithmonë eksporton vetëm për përdoruesit e autorizuar.

"Ne nuk eksportojmë asgjë as në Rusi, as në Ukrainë, ka municionet tona në anën ruse, si dhe, supozoj, nga pala ukrainase. Dhe, ndërsa ka luftëra - ka në Sudan, Siri, Izrael”, deklaroi ai.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë