Politike

Vuçiç pyet Ramën për samitin në Beograd! Pastaj takojnë presidentin Macron (Video)

Takimi i parashikuar në datat 3 dhe 4 nëntor në Beograd, mes tre vendeve (Serbi-Shqipëri-Maqedoni e Veriut), që kanë firmosur për iniciativë të ‘Open Balkan’, mund të shtyhet.

Zhvillimet pas zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e kryeministrit Zaev, e ka vënë në pikëpyetje këtë takim mes presidentit serb Vuçiç, kryeministrit shqiptar Rama dhe atij të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zaev.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Rama janë takuar pasditen e të hënës në Skoci, ku po marrin pjesë në mbledhjen e OKB për Klimën.

Të dy liderët shihen duke konsumuar një kafe gjatë qëndrimit të tyre në samit dhe mësohet se presidenti serb ka vënë në pikëpyetje takimin që ishte planifikuar të mbahej në Beograd për “Ballkanin e Hapur”.

Vuçiç ka pyetur Ramën: “A duhet të takohemi në Beograd, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut?”.

Presidenti serb e ka postuar foton në profilin e tij të Instagramit me mbishkrimin ku e pyet për takimin në Beograd. Po ashtu, Vuçiç dhe kryeministri Rama, u takuan edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Në videon e postuar në Instagram, duket Macron, i cili i bie tavolinës me grusht, si gjest kokëfortësie. Nuk dihet për çfarë kanë biseduar të tre, por shihet që Vuçiç bie dakord me presidentin francez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë