Kosova

Vuçiç pret patriakun Porfirije dhe sulmon Kurtin: Histeri për heqjen e barrikadave

Gazeta Si – Presidentin Aleksander Vuçciç priti në një takim të veçantë patriarkun e kishtës Ortodokse serbe Porfirijen, së cilit një ditë më parë Prishtina zyrtare ia ndaloi hyrjen në Kosovë.

Nga ky takim, Vuçiç sulmoi kryeministrin Albin Kurti, i cili u shpreh se ka një histeri për heqjen e barrikadave.

“Pse dikush në mënyrë histerike si (Kurti) insiston në heqjen e barrikadave, sepse është e nevojshme që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit, si shqiptarët në Prishtinë ashtu edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Presidenti serb, tha se janë duke folur “me të gjithë” dhe janë duke “bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Jemi në bisedime me Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar. Ne kemi të përfshirë të gjithë njerëzit tanë, burimet e mundshme dhe po bëjmë çmos për të ruajtur paqen duke arritur një lloj kompromisi”, ka deklaruar presidenti serb.

Presidenti serb pyeti se “kënd e shqetësojnë barrikadat në veri të Kosovës, kur askush nuk kalon nëpër ato rrugë, përveç serbëve, të cilët i përkrahin barrikadat si formë proteste dhe luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë