Bota

Vuçiç pohon se u takua me shefin e CIA-s: Temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë

Nga Gazeta 'Si'- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç konfirmoi për herë të parë se është takuar me shefin e CIA-s amerikane, William Burns, pak ditë më parë.

Madje ai zbuloi dhe atë që sipas tij nuk ishte një sekret.

“Kemi pasur biseda të dobishme dhe të mira. Unë qesh me ata që thonë se ishte një vizitë sekrete”, u shpreh ai.

Më pas shtoi se takimet me shefat e shërbimeve sekrete nuk pasohen asnjëherë me deklarata dhe se për këtë kishte pasur pajtim me amerikanët.

“Temat ishin të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Ne patëm një takim të dobishëm, të sjellshëm dhe të rëndësishëm”, përfundon Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë