Kosova

Vuçiç: Nuk mund të hyjmë në BE pa i zgjidhur çështjet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet Bashkimit Evropian nëse nuk zgjidh çështjet e pazgjidhura me Kosovën.

“Ka perspektivë për zgjerim, por është e qartë se jo të gjithë anëtarët (e BE-së) kanë të njëjtin oreks”, tha Vuçiç për gazetarët pas samitit në Bërdo mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”, tha ai, sipas Reuters.

Ndërkohë më herët, në Bërdo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ky takim u zhvillua në prezencë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

“Merkeli, Macroni dhe Kurti ishim në takim. Biseduam për njohjen e diplomave. Të mos hyj në detaje, sepse dihen dallimet mes nesh”, tha shkurt Vuçiç pas takimit të zhvilluar.

Megjithatë, ai konfirmoi se takimet e këtij formati do të vijojnë edhe në të ardhmen


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë