Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk ka çfarë të dialogojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për sa kohë ai do të qëndrojë në krye të qeverisë së Kosovës.
Vuçiç u shpreh i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, teksa shtoi se do të bëjë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.
“Jam i shqetësuar për papërgjegjshmërinë e Kurtit, do të bëjmë maksimumin për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, po kërkoj nga disa vende, të na ndihmojnë në këtë, të përmbahemi dhe të arsyetojmë me Kurtin”, tha Vuçiç.
Më herët gjatë një deklarate, Vuçiç shprehu shqetësimin për vendimin e qeverisë së Kosovës, në prag të zbatimit të reciprocitetit për targat, që fillon më 1 gusht.
Sipas Vuçiç, Kosova kërkon krizë dhe të krijojë probleme.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




