Politike

Vuçiç: Në Tiranë do tu shpjegoj liderëve të BE-së qëndrimin tonë ndaj Kosovës  

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë. Ai tha se vendosi  të vijë në samit dhe t’ia paraqesë liderëve europianë qëndrimin e Serbisë në raport me dialogun e Kosovës.

“Pati një sërë çështjesh të ndryshme. Disa reagime zyrtare për çështjen e Kosovës, dialogun. Kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultime që zhvilluam brenda shtetit vendosëm të vinim ti diskutonim të gjitha çështjet. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe negociatave me BE. Mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE, por na duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë.

Jam vetëm realist, jam këtu të shpjegoj qëndrimin e Serbisë.

Ka dy të tilla që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë, BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për energjinë, roaming. Këto janë sinjale të mira. Shenja të mira për të gjitha vendet tona në Ballkanin Perëndimor. Të tjera nga ato që do të dëgjojmë, do jetë strategjia e BE për të ardhmen. Serbia është vend i pavarur, i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit tonë drejt BE, i njohim detyrimet tona për harmonizimin me vendimet e be.

Kemi një situatë ndryshe sa i takon integrimit territorial të Serbisë. Serbia është shumë pranë Rusisë. Është një vend i pavarur. Nëse është i lehtë për dikë të na kritikojë dhe të thotë që jemi farë me Rusinë.

Ne kemi përgënjeshtruar, jo me deklarata me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuzash, falsiteti. E vërteta del dhe të gjithë e dinë të vërtetën. Serbia është një vend i pavarur dhe është drejt rrugëtimit të BE dhe kështu do të mbetet”, tha Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë