Nga Gazeta 'Si'- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se e pret një ditë e vështirë në Bruksel, ku siç është paralajmëruar, do të ketë takime me të gjithë zyrtarët e Bashkimit Europian.
“Sot kam një ditë të vështirë në Bruksel dhe bisedoj me të gjithë zyrtarët evropianë që janë emëruar rishtazi në Komisionin Evropian. Dëshira ime ka qenë të qëndroj sot në mëngjes në hapjen e këtij samiti, edhe nëse nuk kam arritur t’i bëj të gjitha takimet”, tha Vuçiç gjatë fjalimit të tij në konferencën ”Serbi – Afrikë: Diplomacia”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Takimet e ndara në Bruksel nuk do të zhvillohen në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, proces që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian
Më tej Vuçiç tha se do të marrë pjesë në një darkë në Koshtë, ku do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Prishtinës, Albin Kurti dhe të tjerë, ku nënvizoi se do të ketë edhe bisedime me të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Sa i përket shpërthimit në Zubin Potok, Vuçiç shtoi se Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në çështjen e kryerjes së një hetimi me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.