Kosova

Vuçiç mesazh për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Shpresoni kot, nuk do ta ndërroni pushtetin në Serbi

Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka nisur vitin 2025 me provokime drejtuar Kosovës, Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Mesazhi im për Zagrebin, Sarajevën dhe Prishtinën: Gëzuar Vitin e Ri dhe shpresoni kot, nuk do ta ndërroni pushtetin në Serbi”, ka shkruar ai në Instagram.

Vuçiç dhe qeveria e tij po përballen prej javësh me protesta masive në të gjithë vendin pas incidentit në Novi Sad që la pas disa të vdekur.

Në fund të vitit 2024, protesta u organizuan edhe në kryeqytetin serb, Beograd, ku protestuesit bllokuan sheshet në shenjë të një kërcënimi ndaj qeverisë së Vuçiç.

Edhe në natën e ndërrimit të viteve, një protestë masive për dorëheqjen e tij u organizua nga studentët në Beograd.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë