Nga Gazeta ‘Si’- Aleksandër Vuçiç në TV Pink ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke e cilësuar si marksist.
Teksa nënvizonte se Beogradi asnjëherë nuk ka pasur bisedime reale me Prishtinën, Vuçiç tha se mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ka pasur asnjëherë bisedime reale.
“Ata u përpoqën të përdorin truke për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në fushë. Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë, ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste. Ata nuk duan një bisedë sepse pretendojnë se janë një shtet sovran. Sigurisht që ideologjia e tyre ka qëllimet e veta dhe e para është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Do të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën që na dhanë se nuk do të ketë hapje të asaj ure pa marrëveshje me serbët”, tha Vuçiç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.