Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka caktuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të shtunën (10 shtator) në orën 08:00.
Ky organ do të takohet menjëherë pas takimit të kreut të shtetit me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, por edhe me këshilltarët e Berlinit dhe Parisit, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn.
Gjermani dhe francezi do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin pas letrave të përbashkëta të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, për Kosovën dhe Serbinë, në të cilat u përmenden vendime të vështira në procesin e dialogut.
Prandaj paralajmërohet që tema kryesore të takimit të jenë ngjarjet në Kosovë dhe sfidat e sigurisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se përfshirja e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kosovën.
Madje, sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që e ka në qendër njohjen reciproke.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




