Kosova

Vuçiç: Kam frikë nga masat e përshkallëzuara të Kurtit, duam një sinjal të qartë nga SHBA dhe BE

Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin amerikan Newsmax, ka thënë se i frikësohet shumë masave të përshkallëzuara të marra së fundmi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kam shumë frikë nga masat e përshkallëzuara të marra së fundmi nga Kurti dhe kam frikë se do ta bëjë sërish nesër, pasnesër, çdo ditë. E pashë që reagoi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, se reagoi BE-ja, por nuk u bë aq sa duhet për ta bindur Kurtin që të ndalojë provokimet e tilla”, u shpreh Vuçiç, duke komentuar tensionet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kreu i shtetit serb theksoi se Kurti po i bën të gjitha këto vetëm për të provokuar serbët dhe shtoi se Beogradi pret një “sinjal të qartë” nga administrata e SHBA-së dhe BE-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë