Në kulmin e përplasjeve me Prishtinën për komunat veriore me shumicë serbe, si të problemeve të brendshme, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur të largohet nga drejtimi i Partisë Përparimtare (Progresive) të Serbisë (SNS).
Gjatë mbledhjes së Kongresit të Jashtëzakonshëm të partisë, të mbajtur në Kragujevc më 27 maj, Vuçiç e propozoi ministrin e Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviç, në postin e kryetarit të kësaj partie.
“Milloshi është një zyrtar i përkushtuar ndaj SNS-së dhe ndaj idesë për një Serbi të pavarur dhe prosperuese”, tha Vuçiç gjatë fjalimit. Ai e ka drejtuar këtë partia prej 11 vitesh
Vuçiç më herët kishte njoftuar se do të largohej nga drejtimi i partisë, por do të vijojë të mbesë e SNS-së. Ai po ashtu njoftoi se duke nisur nga 28 maji do të nisë formimin e një lëvizjeje të re.
Nga 4000 delegatë që votuan, Vuçeviç arriti të marrë shumicën, për t’u bërë drejtuesi i ri i partisë, pas dorëheqjes së Aleksandër Vuçiçit.
Gjatë mbledhjes, Vuçeviç u zgjodh nga bashkëpartiakët e tij për të udhëhequr SNS-në.
Ndërkoëhë që gjatë fjalës së tij ai përmendi edhe Kosovën, duke u shprehur se ajo do të jetë pjesë e Serbisë.
“Dua ta falënderoj edhe për mbështetjen e tij për kandidaturën, po hapim një kapitull të ri, politika jonë nuk do të ndryshojë, ne mbetemi parti që është motori i zhvillimit të atdheut tonë, ruan dhe ushqen vlerat tradicionale, ne do të avokojmë politikisht për ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë, do të kujdesemi për interesat e komunitetit serb kudo që ai jeton”, tha ai. Ndërsa deri më 24 qershor do të realizohet riorganizimi i partisë. Vuçiç, së bashku me ish-presidentin serb, Tomisllav Nikoliç, janë ndër themeluesit e SNS-së. Para formimit të kësaj partie, ata kishin qenë zyrtarë të lartë të partisë së krahut të djathtë, Partisë Radikale Serbe, që udhëhiqej nga Vojsllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Gjykata në Hagë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



