Nga Gazeta ‘Si’- Nënshkrimi i një pakti mbrojtjeje ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë ka nervozuar Serbinë.
Presidenti Aleksandar Vuçiç e quajti kërcënim dhe ka pretenduar vazhdimisht se ai shkel marrëveshjen e armëve të vitit 1996 të nënshkruar në Firence ndërmjet Kroacisë dhe Republikës së atëhershme Federale të Jugosllavisë, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës Serbe.
Megjithatë, siç raportojnë “ekskluzivisht” mediat në Serbi të afërta me Vuçiçin, Serbia tani, si përgjigje ndaj aleancës ushtarake ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë, do të lidhë një aleancë ushtarake me Hungarinë.
Sipas mediave serbe, Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orban tashmë janë në negociata. Duhet shtuar se në këtë moment, lajmi për një aleancë të tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe as Vuçiç e as Orban nuk e kanë komentuar atë.
Në takimet përgatitore para samitit të Bashkimit Evropian, Kroacia ka shprehur shqetësimin dje(20 mars) për mungesën e një gjuhe më të qartë në paragrafin e konkluzioneve kushtuar situatës në Ballkanin Perëndimor, pra në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Kroacia beson se ekziston rreziku i përhapjes së situatës në rajon dhe se ishte e nevojshme një përgjigje nga Këshilli Evropian.
Megjithatë, Hungaria e kundërshtoi këtë iniciativë, duke besuar se përfundimi i takimit duhet të mbetet ashtu siç është.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.