Kosova

Vuçiç ‘i ankohet’ Sorensenit: Serbët e Kosovës në pozitë të vështirë

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takua me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Vuçiç iu “ankua” diplomatit të lartë për pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë për shkak të “lëvizjeve të shumta përshkallëzuese, të njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës”.

Ai gjithashtu shkruan se ka theksuar edhe pengesat e vazhdueshme me të cilat sipas tij ballafaqohet Prishtina në procesin e dialogut.

“Përsërita qëndrimin e Serbisë se vetëm dialogu konstruktiv dhe zgjidhjet kompromisi mund të kontribuojnë në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Sorensen ka qëndruar javën e kaluar një vizitë treditore në Kosovë, gjatë së cilës, pas takimeve të veçanta me zyrtarë të institucioneve në Prishtinë, ka thënë se kanë diskutuar se si të ecin përpara në procesin e dialogut.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë Sorensen ka biseduar edhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë