Nga Gazeta ‘Si’-President i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe (dinarin), në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.
Vuçiç e bëri këtë deklaratë gjatë Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të ngrejë si çështje gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin O’Brien.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




