Kosova

Vuçiç akuza Kurtit nga Kina: Nuk pranon dialog

Nga Gazeta ‘Si’ – Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në vizitën e tij në Pekin ka komentuar edhe situatën në Kosovë, për të cilën ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se nuk pranon dialog.

“Është e rëndësishme të flasim edhe nëse nuk përfitohet asgjë nga dialogu. Por Albin Kurti nuk dëshiron dialog”, ka thënë Vuçiç pasi mbërritjes së tij në Kinë ndërsa shtoi se ai mbështet çdo vendim të serbëve në Kosovë.

Sa i përket marrëveshjeve me Kinën, presidenti serb është shprehur se marrëveshja e tregtisë së lirë do të nënshkruhet nesër.

Vuçiç në takimin që zhvilloi në prani të presidentit Xi Jinping njoftoi gjithashtu se marrëveshja mes dy vendeve do të hyjë në fuqi në maj ose në qershor.

Ndërsa në Tiranë ku u mbajt Samiti i Procesit të Berlinit, Serbia u përfaqësua nga kryeministrja serbe Ana Bërnabiç. Në momentin e fotos familjare, pasi mbaroi sesioni parë i punimeve për Samitin e Procesit të Berlinit, Bërnabiç e bojkotoi atë për shkak të flamurit të  Kosovës si vend pjesëmarrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë