Qytetarët e Serbisë kanë pranuar propozimin për ndryshimin e Kushtetutës në fushën e drejtësisë, sipas rezultateve të referendumit të mbajtur më 16 janar.
Siç ka njoftuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në bazë të 97,02 për qind të vendvotimeve të numëruara, për kanë votuar 60,40 për qind, ndërsa kundër 39,52 për qind.
Sipas të dhënave të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ), deri në orën 18:00, në referendum dolën 25.25 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.
Qendrat e votimit janë mbyllur në orën 20:00.
Të drejtë vote në referendum kishin mbi 6 milionë e 510 mojë votues, sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ).
Ndryshimet kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi politik në këtë proces, ka thënë Qeveria e Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më herët të dielën para gazetarëve se ndryshimet në Kushtetutë janë të rëndësishme për investitorët e huaj për të cilët sundimi i ligjit është një nga faktorët kryesorë kur vendosin për investime në Serbi.
Vuçiç dënoi vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar votimin në territorin e Kosovës.
“Do të ketë pasoja të gjera, por ata nuk duhet të dinë gjithçka dhe të dëgjojnë gjithçka”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.