Kosova

Vuçeviç: Masat që do të prezantojë Vuçiç synojnë mbrojtjen e serbëve në Kosovë. Kurti vetëm provokon!

Nga Gazeta ‘Si’- Në fjalimin e sotëm drejtuar kombit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të shpjegojë se çfarë po ndodh në Kosovë dhe Metohi, si dhe çfarë do të ndërmarrë shteti lidhur me ato ngjarje.

Kështu deklaroi kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç i cili shtoi se masat e Vuçiç synojnë ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e serbëve.

“Në orën 18:00, Presidenti i Republikës do të shpjegojë saktësisht se çfarë po ndodh, shumë më saktë, në detaje, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë të kenë një pasqyrë të plotë për të kuptuar se çfarë po ndodh me ne dhe cili është qëllimi i tij”, tha Vuçeviç.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas tij, vazhdimisht është duke bërë diçka të re dhe shtesë për të provokuar serbët dhe për t'u treguar atyre se nuk mund të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë dhe Metohi.

“Jam pothuajse i sigurt se ai nuk do të ndalet me axhendën, planin dhe synimin e tij politik, veçanërisht duke pasur parasysh që provinca do të ketë zgjedhje në shkurt, kështu që ai nuk duhet të flasë për ekonominë, as për rritjen e pagave, as për pensionet, as GDP -, as autostrada, as kampe shkencore-teknologjike, as EXPO. Ai mund të flasë vetëm se si do të sillet me serbët, të cilët janë përcaktuar gjithmonë si epiqendra të grupeve të organizuara kriminale.”

Ai ka vlerësuar se sulmi i Kurtit ndaj komunitetit serb në Kosovë ishte i padurueshëm për t'u parë, referuar arrestimit të katër serbëve në Mitrovicë.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë