Kosova

Vuçeviç: Kurti vazhdon lëvizjet e papërgjegjshme me idenë e hapjes së urës në Ibër

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron që me hapjen e urës së Ibrit të lidhë me forcë Mitrovicën Veriore dhe Jugore.

Ai për RTS-në tha se Serbia pret një reagim, siç e quajti ai, “adekuat nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe lëvizjet e papërgjegjshme të Albin Kurtit vazhdojnë. Më duhet të them se jam i kënaqur me reagimet e asaj që ne e përkufizojmë si bashkësi ndërkombëtare, mbi të gjitha me deklaratat e komandantit të KFOR-it (gjeneralmajor Ozkan Ulutash). Dje, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe ka pasur një bisedë me të dhe ai i ka përcjellë qëndrimet tona shumë qartë”, tha Vuçeviçi.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin raport u tha se ajo është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.

Konkluzionet paraprake të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme, si dhe pa plasaritje.

“Pas shkarkimit të strukturës së urës nga ngarkesat testuese, të gjitha ulje-deformimet kanë qenë kthyese, ku ulje-deformime të pakthyeshme pothuajse nuk ka pasur ose kanë qenë të papërfillshme”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë