Kosova

Vuçeviç: Kërkesa për pranimin e ‘të ashtuquajturës Kosovë’ në KiE shkel të gjithë rregullat

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Mbrojtjes serb Millosh Vuçeviç tha se kërkesa për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, e cila do të diskutohet sot, është “padyshim rezultat i politikës së vendeve që sponsorizojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës.”

Ai tha se sipas tij bëhet fjalë për thyerjen e të gjitha rregullave dhe gjithçkaje që deri më tani ka qenë kusht që një vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës dhe siç theksoi, “e ashtuquajtura Kosovë” nuk i përmbush.

Vuçeviç tha për RTS se është hera e parë që një territor që nuk është shtet merr mundësinë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, pra ka statusin e subjektit të favorizuar në të drejtën publike ndërkombëtare në procesin e anëtarësimit në atë organizatë.

“Për herë të parë do të ndodhë që dikush që nuk është shtet të pranohet pa konsensus”, ka thënë Vuçeviç.

 Ai ka theksuar se Serbia ka përgjigjet adekuate për të gjitha situatat e mundshme, pra dhe për atë që do të ndodhë në Këshillin e Evropës por tha të mos tregohen të gjitha kartat paraprakisht.

Millosh Vuçeviç theksoi sot se në shtatë deri në 15 ditët e ardhshme do të shihen konturet e qarta të Qeverisë së re të Serbisë, se ajo do të përfaqësojë vazhdimësinë e politikave të mëparshme, por se në të do të ketë edhe njerëz të rinj dhe se ai do të informojë publikun për këtë.

Në një deklaratë për RTS-në, Vuçeviç tha se në mjedisin aktual thjesht nuk mund të fokusohen vetëm në pyetjen se kush do të jetë ministër apo sa ministri duhet të ketë qeveria e ardhshme, por duhet të zgjidhin dhe të merren me këto çështje që prekin interesin jetik kombëtar.// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë