Kosova

Vuçeviç ‘i druhet’ së hënës: Kurti do të përpiqet të na provokojë në Berlin

Nga Gazeta 'Si'-Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka deklaruar për mediat serbe frikën se do të përballet me një presion në rritje për çështjen e Kosovës dhe Asociacionit.

Ai shkoi edhe më tej kur tha se Prishtina mund të bëjë provokime për këtë temë në Samitin e Berlinit që mbahet të Hënën.

“Kam frikë se të hënën do të shihni ndonjë provokim të ri nga Prishtina, sepse njerëzit që frekuentojnë shpesh këto samite më kanë treguar se sa herë ka pasur një takim në nivelin e planifikuar, na ka ndodhur diçka e keqe në Kosovë. Shpresoj se kjo nuk do të ndodhë”, theksoi në mënyrë të paargumentuar Vuçeviç.

Po ashtu kryeministri serb parashikoi edhe një lëvizje të Albin Kurtit, i cili sipas tij, do të sulmojë institucionet serbe, siç i quan ai, në veri, theksoi Vuçeviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë