Biznes

Vrojtimi / Vetëm 38 % e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë qenë inovative

61,7 % e ndërmarrjeve të vrojtuara nuk kryejnë aktivitete Inovacioni. Ndërmarrjet të cilat operojnë në sektorin e Industrisë janë më pak inovative me 66.0 %, ndërsa ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve rezultojnë 57,8 % jo aktive në Inovacion.

Një vrojtim i Institutit të Statistikave tregon se ndërmarrjet e mëdha në Shqipëri në sektorin e shërbimeve janë më inovative në proceset e tyre të punës.

Vrojtimi i cili është kryer në periudhën mes 2017-2019 mbi aktivitetin e Inovacionit pranë ndërmarrjeve me 10 ose më shumë të punësuar vëren se vetëm  38,3 % e ndërmarrjeve të mara në studim kryen një aktivitet Inovacioni.

Në këtë periudhë,  61,7 % e ndërmarrjeve të vrojtuara nuk kryejnë aktivitete Inovacioni. Ndërmarrjet të cilat operojnë në sektorin e Industrisë janë më pak inovative me 66.0 %, ndërsa ndërmarrjet në sektorin e shërbimeve rezultojnë 57,8 % jo aktive në Inovacion.

Aktiviteti i Inovacionit rezulton më i lartë në ndërmarrjet që operojnë në sektorin e shërbimeve  me 42,2 %, krahasuar me ndërmarrjet në sektorin e Industrisë  me 34 %. Grupi i ndërmarrjeve të mëdha me mbi 250 të punësuar rezultuan më aktive në inovacion me 67,9 %.

Ndërmarrjet inovative quhen ato ndërmarrje që gjatë periudhës së studimit prezantuan një inovacion produkti/procesi biznesi, ose kishin inovacione të braktisura apo të papërfunduara.

Në vitin 2019, shitjet neto të ndërmarrjeve aktive në Inovacion përbënë 55,8 % të shitjeve neto gjithsej të ndërmarrjeve të vrojtuara ndërsa numri i të punësuarve në këto ndërmarrje rezultoi 54.0 %

Gjatë kësaj kohe, 25,3 % e të gjitha ndërmarrjeve të vrojtuara zhvilluan inovacione të produkteve (mallra ose shërbime të reja ose të përmirësuara), ndërsa 32,9 % zhvilluan procese biznesi të reja ose të përmirësuara

Nga ndërmarrjet me inovacione të produkteve, 42,3 % e tyre zhvilluan mallra të reja ose të përmirësuara dhe 36,8 % e ndërmarrjeve zhvilluan shërbime të reja ose të përmirësuara. Ndërsa ndërmarrjet që zhvilluan së bashku mallra dhe shërbime të reja ose të përmirësuara rezultuan 20,9 %

Gjatë të njëjtës periudhë studimi, 35,4 % e ndërmarrjeve me Inovacione produktesh prezantuan mallra ose shërbime që ishin të reja jo vetëm për ndërmarrjen, por edhe për tregun (jo të ofruara më parë nga konkurrentët e tyre). Për të kryer aktivitetin e tyre të inovacionit, 30,2 % e ndërmarrjeve aktive në Inovacion ishin të përfshirë në bashkëpunim me ndërmarrje të tjera, organizata shkencore dhe partnerë të tjerë. Për ndërmarrjet me 50 deri 249 të punësuar, kjo përqindje rezultoi 36,9 %. Gjatë periudhës 2017-2019, 11,3 % e ndërmarrjeve të vrojtuara kanë blerë makineri, pajisje ose mjete programuese të bazuar në teknologji të re që nuk ishte përdorur më parë nga këto ndërmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë