Gazeta Si – Një shtetas shqiptar është vrarë në Mal të Zi mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Tivarit.
Sipas medias malazeze “Vijesti”, bëhet fjalë për Edmond Mustafën, i cili u qëllua me armë zjarri. Policia ka ndaluar një person, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur dhe po heton nëse ka lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale. Sipas mediave, autori i vrasjes është një emër i njohur për policinë.
Kjo media raporton se viktima ka qenë anëtar i një grupi kriminal. Sipas dëshmitarëve okularë, viktima ka qenë me një grua në momentin kur u qëllua disa herë me armë zjarri. Autori, sipas dëshmitarëve, u largua me motor.
Policia malazeze ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të autorit/ëve. Mustafa është një emër mjaft i njohur për autoritet malazeze, pasi ai dyshohet se ishte anëtar i grupit kriminal të Skaljarit. Grup që akuzohet për trafikim droge dhe vrasje.
Sic raportojnë mediat malazeze, vitin e kaluar Mustafa kërkoi takim me kryeprokurorin special të vendit Vladimir Novoviq, me qëllim që, siç tha ai, të ndajë informacione të rëndësishme në me likuidimet dhe përgatitjet për vrasje të grupit në Mal të Zi.
Mediat thonë se vitin e kaluar, ai tregoi gatishmërinë e tij për të zbuluar emrat e porositësve dhe ekzekutuesve të 11 vrasjeve në Mal të Zi para Prokurorisë Speciale të Shtetit./
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




