Ngjarje

Vritet një 23-vjeçar në Fier, u qëllua me thikë nga ish-bashkëshorti i të dashurës. Arrestohet autori

Nga Gazeta 'Si'-Si pasojë e një konflikti, i cili nisi me debate dhe më pas përfundoi në konfrontim fizik dhe përdorimin e thikës, ka mbetur i vrarë në Fier 23-vjeçari Xhimi Bakaj.

Shtetasi Xhuljano Miho, i cili është vënë në pranga nga policia, dyshohet se është konfliktuar me viktimën për shkaqe xhelozie. Shkak dyshohet se është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë.

Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Pas ngjarjes, 39-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

I riu pasi u godit me thikë u transportua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë