Ka ndodhur

Vritet me thikë në burgun e Koridhalosit një shqiptar, autor dyshohet një shtetas i Kosovës

Gazeta Si- Një shqiptar ka humbur jetën në burgun famëkeq të Koridhalosit në Greqi pas një pëleshjeje të përgjakshme mes dy të dënuarve shqiptarë.

Mediat greke raportojnë se viktima është Alfons Ndoci, 35 vjeç, i cili dyshohet se u vra nga një 46-vjeçar me origjinë shqiptare nga Kosova. Të dy së bashku vuanin dënimin në një qeli në burgun grek, ku vuajnë dënimin me dhjetëra të burgosur nga Shqipëria për vepra të rënda penale.

Autorii vrasjes është Altin Vokri, i cili nga ngjarja ka mbetur i dëmtuar. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën pasi ka pësuar lëndime në shpinë.

Ndoci, 35-vjeç, ndodhej në burg për vrasjen e një biznesmeni, e më pas për vrasjen e një gruaje të moshuar në vitin 2017 pasi ai kishte shkuar për të grabitur.

Në vitin 2018 gjatë transferimit në Kretë, ai arriti të arratisej, por u arrestua dy ditë më vonë. Sa i përket të plagosurit dhe autorit të dyshuar, ai është dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Dyshohet se të burgosurit kanë pasur një debat për të hyrë në qeli për shkak të vapës së madhe. Sherri përshkallëzoi duke përdorur thika dhe shkopinj të improvizuar.

Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë