Gazeta Si - Një 42-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Nikolin Nika është vrarë me një mjet prerës rreth orës 18:30 të së dielës në Bettola të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se për ngjarjen është arrestuar një shqiptar, pozicioni i të cilit po shqyrtohet nga hetuesit.
Kur ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ka qenë tepër vonë pasi e vetmja gjë që kanë arritur të bëjnë është të konstatojnë vdekjen e tij.
Viktima nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve të marra në qafë të shkaktuara nga mjeti prerës. Dëshmitarët e parë të ngjarjes tentuan t’i jepnin ndihmën e parë dhe thirrën ambulancën, por nuk arriti t’i shpëtonte dot plagëve të marra.
Ende nuk dihen arsyet e përleshjes mes tyre, nëse ishte një konflikt i çastit, apo viktima kishte ndonjë llogari të hapur në Shqipëri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.