Gazeta Si – Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë në Artena të Italisë dy ditë më parë, por së fundmi është identifikuar. Viktima është Fation Bylyshi, sipas mediave italiane, të cilat raportojnë se shqiptari është goditur me thikë nga dy rumunë pas një konflikti.
32-vjeçari u gjet i vdekur mbrëmjen e së dielës, por identifikimi i tij ishte i pamundur për shkak se nuk dispononte dokument identifikimi.
Nga hetimet paraprake të policisë italiane, 32-vjeçari kishte tentuar t’u shpëtonte vrasësve. Ai ishte goditur me thikë në qafë në një vilë pas një konflikti me dy persona të tjerë.
Bylyshi arriti të largohej, por për shkak të plagës së rëndë në qafë, u rrëzua përtokë kur kishte përshkuar vetëm disa metra.
Por nuk përjashtohet as pista që viktima të jetë hedhur aty nga vrasësit. Trupi i pajetë u gjet nga një banor i lagjes kur pa se jashtë portës së shtëpisë së tij gjendej i shtrirë në tokë një person.
Aktualisht policia italiane ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e shqiptarit. Ata janë shtetas rumunë, 27 dhe 30 vjeç, të dy banues në Artena. Vrasja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes tyre, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




